Ramadani kritikon ndalimin e tregtisë së energjisë me Serbinë: vendim i vonuar për të fshehur dështimin

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka cilësuar të dyshimtë dhe të vonuar vendimin e Qeverisë për të ndalur tregtinë e energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Sipas tij, ky hap dëshmon se shqetësimet e ngritura më herët për tregtinë e energjisë dhe marrëveshjet me kompanitë serbe kanë qenë të bazuara. Ramadani pretendon se Qeveria po e shfrytëzon vendimin për të fshehur dështimet në sektorin energjetik dhe për të justifikuar ndërprerjet e mundshme të energjisë gjatë dimrit.

Të lidhura

None found

Ai kërkoi që shpenzimet prej miliona eurosh për tregtinë e energjisë të hetohen menjëherë dhe në mënyrë të paanshme.

Postimi i plotë

Vendimi i Qeverisë, i shpallur sot, për të ndërprerë tregtinë e energjisë me kompanitë serbe ngre dyshime në dy drejtime.

Së pari, me këtë hap po pranohet se paralajmërimet tona të përsëritura për pazaret me energjinë e Serbisë dhe mafian energjetike kanë qenë të vërteta.

Së dyti, po përpiqen ta paraqesin vendimin si mbulesë për ndërprerjet e energjisë dhe reduktimet që mund të ndodhin këtë dimër.

Gjatë një mandati të plotë, Kosovën e lanë pa një zgjidhje të qëndrueshme për energjinë, ndërkohë që miliona euro nga buxheti i shtetit u shpenzuan në kontrata dhe tregti të dyshimta.

Tani, kur skandalet po dalin në pah në çdo sektor dhe vendi rrezikon reduktime të mëdha të energjisë elektrike, po tentojnë ta paraqesin dështimin e tyre si patriotizëm.

Një vendim i marrë me vonesë nuk e shlyen barrën e rëndë financiare që u është ngarkuar qytetarëve. Për këtë arsye, nevojitet hetim i menjëhershëm dhe i paanshëm për të gjithë milionat e shpenzuara deri tani.


Shtuar më 16.11.2026 11:11

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet