Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën për çështjen e pagave të magjistratëve, i kalon dosjen SPAK-ut
Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e një kallëzimi lidhur me ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve dhe ka vendosur t’ia kalojë çështjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Bëhet fjalë për procedimin penal nr. 440 të vitit 2026, të regjistruar pas kallëzimit të një punonjëseje të Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, e cila denoncoi drejtuesen e Degës së Thesarit në Berat, me pretendimin se i kishte shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar, për shkak të problematikave me përllogaritjen dhe kalimin e pagës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë hetimeve u konstatua se punonjësit e gjykatës nuk kishin marrë në kohë pagat e muajit gusht 2026, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me formulën e re të përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve.
Nga hetimet rezultoi gjithashtu se për të njëjtin fakt penal kishte regjistruar procedim edhe SPAK-u, i cili po heton një rreth më të gjerë subjektesh, përfshirë edhe ato të hetuara nga Prokuroria e Beratit.
Për këtë arsye, Prokuroria e Beratit ka vlerësuar se SPAK është organi kompetent për vijimin e hetimeve dhe ka vendosur t’i kalojë këtij institucioni procedimin penal nr. 440/2026.
Von der Leyen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE
Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”
Von der Leyen: Zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë
- 11:13 Delegacioni i BE-së në Shqipëri publikon mesazhin e Marta Kos: Përparimi më i madh në zgjerim që prej vitit 2002
- 11:12 Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha nga GJKKO: Të gjithë të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë
- 11:02 Von der Leyen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE
- 11:00 Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”
- 10:56 Von der Leyen: Zgjerimi do ta bëjë BE-në më të fortë
- 10:55 OBSH: Rezistenca ndaj antibiotikëve kërcënon të shkaktojë 39 milionë vdekje në 25 vjet