Rizvanolli kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Ngjarje skandaloze dhe tronditëse

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cilësoi skandaloz dhe tronditës interpretimin e një kënge nacionaliste serbe në koncertin e mbajtur para Forumit të Rritjes në Bruksel. Ajo kërkoi hetim të plotë për të sqaruar si dhe pse ndodhi kjo.

Duke folur në një konferencë për media, Rizvanolli tha se ngjarja ka tronditur jo vetëm shqiptarët, por edhe popujt e tjerë të rajonit të prekur nga luftërat nacionaliste të Serbisë. Ajo përmendi reagimet e ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, dhe të kryenegociatorit me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj.

Të lidhura

None found

Ministrja vlerësoi reagimin dhe kërkimfaljen e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, por theksoi se ato nuk e zëvendësojnë nevojën për ta hetuar çështjen deri në fund.

Në Bruksel u interpretua kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën. Interpretimi ndodhi në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Kos shprehu keqardhje për interpretimin, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, të melodisë së këngës nacionaliste serbe që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës.


Shtuar më 16.11.2026 11:47

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet