Marta Kos, komisionerja evropiane për Zgjerim, tha se në një botë që po pëson ndryshime të shpejta, Evropa nuk mund të lejojë më zona të pambuluara në hartën e saj.
Në një postim në Facebook, ajo njoftoi se Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, dhe Alexander Stubb, president i Finlandës, hapën në Bruksel Forumin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, ku u trajtua e ardhmja e kontinentit.
Të lidhura
None found
Kos vuri në dukje se anëtarësimi i vendeve të reja në Union është sërish pjesë e këtij rrugëtimi. Sipas saj, zgjerimi krijon mundësinë për një Evropë më të fortë, që mund ta përcaktojë vetë të ardhmen e saj.
“Në një botë që ndryshon me shpejtësi, nuk mund të lëmë më boshllëqe në hartën e Evropës. Sot, presidentja von der Leyen dhe presidenti Stubb çelën Forumin për Zgjerim të BE-së për të diskutuar të ardhmen e kontinentit tonë. Pranimi i vendeve të reja në Union është sërish pjesë e kësaj historie. Kjo na jep mundësinë të ndërtojmë një Evropë më të fuqishme, e cila është në gjendje ta përcaktojë vetë të ardhmen e saj”, shkroi Kos.




