Romelu Lukaku i jep fund karrierës me Belgjikën në moshën 33-vjeçare

Romelu Lukaku ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke mbyllur në moshën 33-vjeçare kapitullin e tij me Kombëtaren e Belgjikës.

Vendimin e bëri publik përmes rrjeteve sociale sulmuesi i Fenerbahces, i cili kujtoi 16 vitet e tij me përfaqësuesen belge dhe emocionet e përjetuara gjatë kësaj periudhe.

Të lidhura

None found

Lukaku shprehu mirënjohjen për bashkëlojtarët me të cilët ndau këtë rrugëtim, për trajnerët që i besuan dhe e ndihmuan të përparonte, si dhe për tifozët belgë që e mbështetën vazhdimisht.

Ai e cilësoi përvojën me Belgjikën si një rrugëtim të bukur, duke theksuar se e ka shijuar çdo moment të kaluar me ekipin kombëtar.

Sulmuesi tha gjithashtu se ndihet krenar që ka përfaqësuar vendin e tij në katër turne të Kupës së Botës dhe në tri Kampionate Evropiane.

Lukaku largohet nga Kombëtarja si golashënuesi më i mirë në historinë e saj, me 95 gola në 134 paraqitje, ndërsa ka regjistruar edhe 16 asistime.


Shtuar më 16.11.2026 11:55

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet