Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin

16 Nëntor 2026 | 11:56

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me Kombëtaren dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila bëri të ditur se lojtari është larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimit.

Dëmtimi ka ngritur shqetësime edhe te Juventusi, ku Zhegrova pritet të rikthehet në qendrën stërvitore Continassa për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore nga stafi i klubit.

Sipas mediave italiane, futbollisti ishte titullar në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Izraelit, por u zëvendësua në minutat e fundit. Deri më tani nuk ka detaje për shkallën e dëmtimit apo kohën e rikuperimit.

Situata e Zhegrovës përbën një tjetër shqetësim për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti, i cili po përballet me disa mungesa për shkak të dëmtimeve në skuadër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lukaku tërhiqet nga kombëtarja e Belgjikës

Romelu Lukaku i dha fund pranisë së tij me ekipin kombëtar belge teksa njoftoi të hënën (16/11) vendimin e tij për t’u tërhequr nga ekipi...
11:55 | 16/11/2026

Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë ditën e djeshme dhe sigurimit të vendit të...
09:00 | 16/11/2026

Brazili humbet ndaj Japonisë, Romario kërkon largimin e Ancelottit: Mblidh gjërat dhe ik

Humbja 3-2 e Brazilit ndaj Japonisë në një ndeshje miqësore ka shkaktuar reagime të shumta në vendin amerikano-jugor. Në qendër të kritikave është vendosur trajneri...
08:51 | 16/11/2026