U godit me sëpatë nga djali në Durrës, ndërron jetë në spital pas 10 ditësh 72-vjeçari
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 72-vjeçari, i cili u dhunua me sëpatë nga djali i tij më 6 nëntor, në fshatin Rrushkull të Durrësit.
I moshuari kishte marrë dëmtime të rënda në kokë, pasi ishte goditur me sëpatë nga djali 37-vjeçar, E.K., i cili dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.
Pas ngjarjes, 72-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Gjatë të njëjtës ngjarje mbeti e plagosur edhe nëna 69-vjeçare, e cila u dhunua gjithashtu nga i biri dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Kujtojmë se pas ngjarjes, 37-vjeçari u shoqërua në ambientet e Policisë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.




