Ecja në heshtje, zakoni i ri që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet

Ecja në heshtje, pa muzikë dhe pa shpërqendrime nga telefoni, po kthehet në një nga zakonet e reja të stilit të jetesës, duke nxitur diskutime për rëndësinë e shkëputjes nga teknologjia

Një trend i ri i njohur si “Silent Walking” po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale, ku gjithnjë e më shumë njerëz po provojnë të dalin për shëtitje pa telefon, kufje apo muzikë.

Ideja është e thjeshtë: të ecësh në natyrë ose në qytet, pa kontrolluar vazhdimisht ekranin dhe pa dëgjuar përmbajtje audio, duke i dhënë vetes mundësinë të përqendrohesh te ambienti përreth dhe mendimet e tua.

Ky trend është bërë veçanërisht i diskutuar në TikTok, ku përdorues të shumtë ndajnë përvojat e tyre dhe tregojnë se si shëtitjet pa teknologji janë bërë pjesë e rutinës së përditshme.

Sipas përkrahësve të këtij zakoni, ecja në heshtje mund të ndihmojë në uljen e shpërqendrimeve, krijimin e hapësirës për reflektim dhe përmirësimin e përqendrimit.

Në një kohë kur telefonat inteligjentë dhe rrjetet sociale zënë një pjesë të madhe të ditës, “Silent Walking” shihet si një mënyrë e thjeshtë për të bërë një pushim nga informacionet e vazhdueshme.

Megjithatë, ajo që për disa është një trend i ri, për të tjerë është thjesht rikthim te një zakon i vjetër: të dalësh për ecje dhe të shijosh momentin pa pasur nevojë për teknologji.

Ndoshta pikërisht kjo është arsyeja pse ky trend po tërheq kaq shumë vëmendje: ndonjëherë, për t’u shkëputur nga rutina, mjafton të lësh telefonin në shtëpi dhe të dalësh për një shëtitje.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika