Nagavci sjell në vëmendje historinë e “Oj Kosovo, Kosovo” nga Graçanica deri në Bruksel

Arbërie Nagavci, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kritikoi interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen e hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Nagavci rikujtoi se kënga daton nga viti 1989, periudhë kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po ia hiqte Kosovës autonominë dhe po ua mohonte shqiptarëve të drejtën për shkollim, kujdes shëndetësor e punësim. Sipas mediave serbe, ajo u këndua për herë të parë në Manastirin e Graçanicës, natën para tubimit në Gazimestan, të mbajtur për 600-vjetorin e Betejës së Kosovës. Në atë tubim, Millosheviqi mbajti fjalimin e tij nxitës të luftës.

Të lidhura

None found

Sipas saj, kënga përcjell idenë se Kosova është tokë serbe dhe nuk do të dorëzohet; një diskurs i tillë, shkroi ajo, i parapriu luftës, dëbimeve dhe masakrave.

Nagavci tha se Bashkimi Evropian me të drejtë u kërkon vendeve të Ballkanit Perëndimor të përballen me të kaluarën dhe të largohen nga retorika nacionaliste, por se të njëjtat standarde duhet të zbatohen edhe në aktivitetet e organizuara nga vetë BE-ja.

Ajo shprehu mbështetjen e plotë për reagimin e institucioneve të Kosovës, të cilat kërkuan sqarime nga Komisioni Evropian, dhe tha se Kosova e do Evropën, ndaj pret që ajo t’u qëndrojë besnike vlerave të veta.

Nagavci përfundoi se Kosova do të vazhdojë me vendosmëri rrugën drejt Evropës, përmes reformave dhe me dinjitet, duke theksuar se Evropa që synon Kosova është ajo e së vërtetës, jo e këngëve që e mohojnë.


Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet