U dhunua nga djali i tij/ Ndërron jetë pas 10 ditësh në spital 72-vjeçari

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para disa ditësh në fshatin Rrushkull të Manzës,  ku një72-vjeçar u dhunua barbarisht nga djali i tij, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 10 ditë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht trajtimit mjekësor.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi para banesës së familjes Kaçuli, ku djali dyshohet se dhunoi fizikisht të dy prindërit, të moshës 69 dhe 72 vjeç.

Bashkëshortja u transportua në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa 72-vjeçari u dërgua në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Sipas të dhënave paraprake nga policia, autori dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.


Shtuar më 16.11.2026 12:16

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet