Hapja e Forumit të Zgjerimit të BE-së, interpretohet këngë nacionaliste serbe për Kosovën

16/11/2026 09:00

Në koncertin e organizuar nga Komisioni Evropian në hapje të Forumit të Zgjerimit, është interpretuar melodia e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”, kwngë nacionaliste serbe kundrejt Kosovës.

Më 15 nëntor ishte paraparë të intepretonte orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor së bashku me grupin “Kapibanda”, të Sllovenisë.

Në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, është paraparë të mbajnë fjalime presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos. Pritet të flasë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kënga serbe “Oj Kosovo, Kosovo” (Ој Косово, Косово) është një këngë patriotike serbe me përmbajtje të drejtpërdrejtë historike dhe politike.

Ajo shpreh pretendimin historik dhe kombëtar serb mbi Kosovën, duke e paraqitur atë si pjesë të pandashme të identitetit serb.

Top Channel