Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete

    “Cosmopolitan UK”: Pushime në Shqipëri, një përvojë plot diell, relaks dhe aventura mes mikeshash

    Bllokuan qarkullimin rrugor, ndëshkohen me 5 mijë lekë 23 protestues

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete
    Ekonomi

    Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete

    November 16, 2026
    Screenshot

    Sipërmarrja, inovacioni dhe transformimi digjital do të jenë në qendër të Javës Globale të Sipërmarrjes 2026 në Shqipëri, e cila zhvillohet nga 16 deri më 22 nëntor, nën moton “Ndërto nga Shqipëria”.

    Edicioni i katërt do të sjellë rreth 40 aktivitete në Tiranë, Korçë, Pogradec dhe Vlorë, duke krijuar mundësi për bashkëpunim, investime dhe zhvillimin e ideve të reja të biznesit.

    NJOFTIMI PËR SHTYP

    Java Globale e Sipërmarrjes 2026 në Shqipëri sjell fokusin në sipërmarrje, inovacion dhe digjitalizim, 16 – 22 nëntor, nën moton “Ndërto nga Shqipëria”

    Tiranë, nëntor 2026 — Startup Albania, pjesë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, organizator zyrtar i Javës Globale të Sipërmarrjes (GEW) në Shqipëri, njofton zhvillimin e edicionit të katërt radhazi, GEW Albania 2026, nga 16 deri më 22 nëntor, nën sloganin “Ndërto nga Shqipëria”.

    Java synon të jetë më shumë se një seri eventesh të veçanta: një platformë strategjike bashkëpunimi që, përmes aktiviteteve të zhvilluara në Tiranë, Korçë, Pogradec dhe Vlorë, lidh politikat ekonomike kombëtare me mundësitë për tërheqjen e kapitalit, nxit përfshirjen rajonale dhe globale, si dhe promovon zhvillimin e aftësive të së ardhmes.

    GEW është një lëvizje globale që zhvillohet në mbi 200 vende, përmes dhjetëra mijëra aktivitetesh që promovojnë sipërmarrjen dhe nxisin krijimin e mundësive të reja ekonomike. Edicioni i këtij viti zhvillohet nën temën ndërkombëtare “Entrepreneurs Thrive Here”, e cila vë theksin te rëndësia e një mjedisi që mbështet sipërmarrësit, lehtëson bashkëpunimin dhe u krijon mundësi ideve të reja për t’u zhvilluar.

    Programi i vitit 2026 ndërtohet mbi katër shtylla të ndërlidhura:

    • Politikat: mjedis mbështetës për sipërmarrjen dhe inovacionin
    • Ekosistemi: bashkëpunim, investime dhe ndërkombëtarizim
    • Gjithëpërfshirja: zgjerimi i mundësive dhe pjesëmarrjes në të gjithë vendin
    • Edukimi: njohuri, aftësi dhe shkëmbim përvojash

    Një program i larmishëm aktivitetesh

    Programi i GEW Albania 2026 do të sjellë një kombinim prej rreth 40 aktivitete, të zhvilluara në katër qytete të Shqipërisë, që adresojnë nevoja të sipërmarrjes. Përmes konferencave, workshop-eve, masterclass-eve, trajnimeve, sesioneve informuese dhe takimeve me ekspertë ndërkombëtar e investitorë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me alternativa financimi, të zhvillojnë aftësi të reja, të eksplorojnë potencialin e teknologjive të reja dhe të krijojnë kontakte me aktorë të tjerë të ekosistemit.

    Programi do të shtrihet në disa fusha kyçe, përfshirë inteligjencën artificiale, transformimin digjital të sektorit publik, investimet, rritjen e qëndrueshme të startup-eve, sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave. Në fokus do të jenë gjithashtu fusha si shëndetësia, energjia e gjelbër, ndërtimi dhe zhvillimi urban. Programi do të krijojë hapësira edhe për bashkëpunim mes sektorit privat, koorporatave, institucioneve dhe universiteteve.

    Disa prej eventeve kryesore të javës do të jenë:

    • “Ndërto nga Shqipëria” – nisja e një jave kushtuar sipërmarrjes dhe inovacionit
    • “Inovacioni në Ballkanin Perëndimor”, Konferenca Rajonale për zhvillimin e biznesit
    • Lançimi i platformës digjitale të Startup Albania “Akademia e Sipërmarrjes”
    • “IA dhe inovacioni në sektorin publik”
    • Konkurs për të rinjtë i fokusuar në Inteligjencën Artificiale “Sprint2Pilot” https://sprint2pilot.com/

    Programi i plotë i aktiviteteve, përfshirë datat, oraret dhe vendndodhjet, mund të gjendet në faqen zyrtare të Startup Albania: www.startupalbania.gov.al.

    Rreth Javës Globale të Sipërmarrjes Shqipëri 2026

    Java Globale e Sipermarrjes në Shqipëri 2026 organizohet nga Startup Albania, me autorizimin e Global Entrepreneurship Network (GEN).

    Inteligjenca Artificiale Java globale e sipërmarrjes Start up
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete

    November 16, 2026

    “Cosmopolitan UK”: Pushime në Shqipëri, një përvojë plot diell, relaks dhe aventura mes mikeshash

    November 16, 2026

    Bllokuan qarkullimin rrugor, ndëshkohen me 5 mijë lekë 23 protestues

    November 16, 2026

    “Zgjerimi po ndodh në një mjedis shumë konkurrues”, komisionerja Kos: Kemi kundërshtarë që po pengojnë përparimin e vendeve kandidate

    November 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.