Monday / November 16 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Banka Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shpenzimet e sektorit bankar për fondin e humbjeve nga kredisë u rritën për 9-mujorin

Share Share Icon

Shpenzimet e bankave për fondin rezervë të kredive me probleme janë në rritje të lehtë gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të 9-mujorit 2026 shpenzimet për provigjione të sektorit bankar kishin vlerën e 5.62 miliardë lekëve, në rënie me 11.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e provigjioneve tregon një rritje të pritshmërive për humbjet nga kredisë, megjithëse raporti i kredive me probleme edhe këtë vit paraqitet në rënie.

Raporti i kredive me probleme në fund të muajit shtator zbriti në nivelin 3.59%, në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ndodhej në nivelin e 4.37%.

Ky tregues ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008. Raporti i kredive me probleme duket se po vazhdon ta ruajë tendencën rënëse, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e shpejtë të kreditimit në vitet e fundit. Ecuria e mirë makroekonomike dhe zgjerimi i vazhdueshëm i portofolit të kredisë po ndikojnë pozitivisht në ecurinë e treguesit të kredive në vonesë.

Kreditë me probleme i janë kthyer rënies edhe në vlerë absolute. Stoku i kredive me probleme në fund të shtatorit vlerësohet në afërsisht 36.4 miliardë lekë, në rënie me 7.6% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, shpenzimet e sektorit për provigjione janë rritur dhe kjo mund të shpjegohet kryesisht me shpërndarjen e kredive me probleme brenda klasave të ndryshme. Kreditë me probleme, sipas kohës së vonesës, klasifikohen në kategoritë “nënstandarde”, “të dyshimta” dhe të humbura”.

Klasifikimi në këto kategori përcakton edhe masën e provigjionimit. Një kredi që klasifikohet si “nënstandarde” me rregullore duhet të provigjionohet në masën 20%, kur klasifikohet në kategorinë “të dyshimta” në masën 50% dhe kur klasifikohen në kategorinë “të humbura” në masën 100%. Rrjedhimisht, sa më e madhe të jetë pesha specifike e dy kategorive të fundit, aq më shumë rriten shpenzimet për provigjione.

Në rastin konkret, rritja e shpenzimeve për provigjione, pavarësisht uljes së kredive me probleme, duket se tregon një rritje të peshës së klasave që kërkojnë nivel më të lartë provigjionimi, si kreditë e dyshimta dhe të humbura.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, për 6-mujorin 2026, norma e dështimit, që tregon shpejtësinë me të cilën akumulohen kreditë e humbura në krahasim me portofolin e përgjithshëm të kredisë u rrit në 0.6%, nga 0.5% një gjashtëmujor më parë. Rritja e saj në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë, sinjalizon një rritje të lehtë të rrezikut të aktivitetit kreditues, e lidhur me prurjet e reja në portofolin e kredive të humbura.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

AAPSK, 225 milionë lekë nga qiratë në 10 muaj, të ardhurat rriten me 25%

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar rreth 225 milionë lekë nga dhënia me qira e pasurive të...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Butrinti, biletat e hyrjes rriten me 200 lekë nga 1 janari 2027

Nga 1 janari 2027, bileta individuale për Butrintin do të kushtojë 1.200 lekë, ndërsa ajo për person në grup 1.000 lekë. Në periudhën janar–shtator...

3 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!