Spyker përgatit rikthimin me superveturën e re C8 Preliator XXV

Me C8 Preliator XXV Coupe, prodhuesi nga Holanda, Spyker, planifikon të rikthehet në tregun e supermakinave. Modeli me 800 kuajfuqi do të synojë rivalizimin me emra si Bugatti, Pagani dhe Koenigsegg.

Fuqia do të vijë nga një motor V8 me dy turbo, me vëllim 4.0 litra, i lidhur me transmision manual me gjashtë marshe. Makina do t’i ketë rrotat e pasme aktive.

Të lidhura

None found

Për ndërtimin e karrocerisë do të përdoren panele alumini. Për çdo automjet parashikohet rreth 2,100 orë punë.

Victor Muller, themeluesi i kompanisë, rimori të drejtat e markës në tetor të vitit 2025. Ai ka thënë se dëshiron që Spyker të jetë pjesë e kategorisë më të lartë të veturave luksoze.

Pas falimentimeve të viteve 2014 dhe 2021, kompania synon të rikthehet në mënyrë të qëndrueshme dhe të prodhojë deri në 50 makina në vit.

Prodhimi i 25 njësive të C8 Preliator XXV pritet të mbyllet deri në fund të vitit 2027. Dorëzimi i makinave të para parashikohet të nisë në tremujorin e dytë të po atij viti.


Shtuar më 16.11.2026 12:35

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet