Barcelona iu ofron tifozëve vend në “Camp Nou” pas vdekjes

16 Nëntor 2026 | 12:36

Barcelona ka prezantuar një projekt të veçantë për stadiumin e ri “Camp Nou”, ku do të ndërtohet një memorial që do t’u mundësojë tifozëve të klubit që hiri i tyre të vendoset brenda stadiumit pas vdekjes.

Sipas raportimeve të gazetës franceze “Le Parisien”, projekti do të përfshijë rreth 26 mijë hapësira funerale, për mbështetësit që dëshirojnë të mbeten të lidhur me klubin edhe pas vdekjes.

Shërbimi do të ofrohet me disa paketa të ndryshme: 2.490 euro për 10 vjet, 4.990 euro për 25 vjet dhe 5.990 euro për 50 vjet.

Përveç kësaj, do të aplikohet edhe një tarifë vjetore prej 70 eurosh për mirëmbajtje.

Memoriali pritet të hapet në fund të vitit 2027, duke u ofruar tifozëve të Barcelonës një mundësi të pazakontë për të mbetur përgjithmonë pranë klubit të tyre të zemrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me Kombëtaren dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër...
11:56 | 16/11/2026

Lukaku tërhiqet nga kombëtarja e Belgjikës

Romelu Lukaku i dha fund pranisë së tij me ekipin kombëtar belge teksa njoftoi të hënën (16/11) vendimin e tij për t’u tërhequr nga ekipi...
11:55 | 16/11/2026

Shqipëria shkëlqeu në Ligën e Kombeve, Duka: Një edicion fantastik, presim suksese të tjera

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas fitores së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë ditën e djeshme dhe sigurimit të vendit të...
09:00 | 16/11/2026