Reshjet e dendura të shiut në Kukës, rrezik për rrëshqitje gurësh dhe inertesh në rrugë, ndërhyrje në disa akse Gjirokastra që frymëzoi hapat e parë artistikë të skulptorit të njohur Mumtaz Dhrami, në fundjavë është kthyer në një pikëtakimi mes artistit dhe vendlindjes së tij.
Në qytetin e gurtë u çel një ekspozitë me krijime artistike të mjeshtrit të skulpturës shqiptare në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së tij. Përmes veprave të ekspozuara, publiku pati mundësinë të njihej më nga afër me krijimtarinë e një prej personaliteteve më të rëndësishme të artit pamor shqiptar.
Autor i veprave monumentale si “Nëna Shqipëri”, monumenti i Ali Pashë Tepelenës dhe Obelisku i Arsimit në Gjirokastër, Dhrami ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e artit shqiptar.Mes emocionesh skulptori u shpreh se krijimtarinë artistike në vite ia dhuron vendlindjes, Gjirokastrës së gurtë.
Mumtas Dhrami, i lindur më 10 nëntor 1936 në Gjirokastër, e ka ruajtur gjithmonë një lidhje të veçantë me qytetin e tij. Pikërisht këtu morën jetë edhe pasionet e para për artin, që më vonë do ta shndërronin në një prej emrave më të njohur të skulpturës shqiptare.
Top Channel