Stavro Pilo, protagonisti i padukshëm në Budapest: krijoi dy raste dhe nisi aksionin e golit ndaj Bjellorusisë

Stavro Pilo ka pasur një rol të rëndësishëm në fitoren e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, duke ndihmuar në ndërtimin e aksioneve dhe në krijimin e rasteve për shokët e skuadrës. Nën drejtimin e Rolando Maran, ai po dëshmon rëndësinë e tij në skemat e trajnerit, duke shfrytëzuar hapësirat që i krijohen.

Heroi i heshtur i Budapestit, “dirigjoi” fitoren e

Të lidhura

None found

Para golit të parë të Rey Manajt, ishte Pilo ai që pasoi për Asllanin. Elbasanasi lëshoi një goditje të bukur dhe iu afrua shumë rrjetës, por topi përfundoi në traversë. Në aksionin e golit të lushnjarit, Pilo nuk u përfshi drejtpërdrejt në lojë, megjithëse u tregua i vëmendshëm në pozicionimin mes linjave.

Mbrojtësi i krahut të majtë krijoi një mundësi edhe për Arbër Hoxhën, me një shërbim të bukur në zonë. Yllit të Dinamo Zagreb i mungoi saktësia në përpjekjen për ta dërguar topin në rrjetë dhe e humbi rastin.

Pilo ishte pjesë edhe e aksionit që solli golin e dytë, të shënuar nga Hysaj. Ai i mori mirë topin një kundërshtari bjellorus, u afrua drejt zonës dhe shërbeu për Manajn. Sulmuesi më pas pasoi te Hysaj, i cili tundi rrjetën.

Në skemën e re të Maran, Pilo duket se ka gjetur pozicionin e duhur dhe ka fituar më shumë liri në sulm, ndërsa gatishmëria e tij vërehet edhe në mbrojtje. Zgjedhja e trajnerit ka rezultuar e goditur, pasi deri tani ai ka marrë më të mirën nga lojtari në 6 sfidat e Ligës së Kombeve.


Shtuar më 16.11.2026 12:49

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet