Vendosni fjalën kyçe....

Reshje shiu në Kukës, rrezik nga rënia e gurëve dhe vërshimi i ujërave në rrugë



Reshjet e shiut vijojnë të përfshijnë të gjithë territorin e Qarkut Kukës, me intensitet të ulët deri në mesatar, duke rritur rrezikun e rënies së gurëve dhe inerteve, si dhe të vërshimit të ujërave në rrugët nacionale dhe bashkiake.

Prefektura e Qarkut Kukës, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe institucionet përgjegjëse, po monitoron situatën në terren, ndërsa të gjitha strukturat janë mbajtur në gatishmëri për ndërhyrje në rast nevoje.

Ndërhyrje dhe punime po kryhen në aksin Dushaj–Lekbibaj, në Bashkinë Tropojë, si dhe në aksin Kukës–Shishtavec, në Bashkinë Kukës.

Strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e akseve rrugore me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbajtjen e tyre të kalueshme.