Policia rrugore: 9 të arrestuar dhe 21 të proceduar në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, mbi 4300 gjoba
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 9 persona dhe ka proceduar penalisht 21 të tjerë, si rezultat i kontrolleve dhe monitorimit të qarkullimit rrugor në kryeqytet gjatë ditëve të fundit.
Sipas njoftimit të policisë, 8 nga të arrestuarit dhe 21 personat e proceduar penalisht janë konstatuar duke drejtuar automjetet në efektin e alkoolit.
Ndërkohë, një tjetër person është arrestuar pasi ka kryer manovra të rrezikshme me motomjetin që drejtonte pa leje dhe nën efektin e lëndëve narkotike, në sheshin “Skënderbej”, gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv “Wizz Air Tirana Marathon”.
Paralelisht me arrestimet, gjatë monitorimit të akseve rrugore, policia ka evidentuar dhe ndëshkuar administrativisht 4384 shkelje të rregullave të qarkullimit.
Nga këto:
3780 drejtues janë ndëshkuar për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të automjetit;
159 drejtues për pozicionim të gabuar në korsi;
103 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
123 drejtues për mosvendosje të rripit të sigurimit;
176 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë bllokuar 43 automjete.
Kontrabandë mallrash në Kapshticë, arrestohet një shofer autobusi, procedohet një tjetër
“Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë”, mesazhi i ambasadorit të SHBA nga Saranda
Wizz Air, Tirana Maratonë! Çdo hap të çon drejt një destinacioni të ri.
- 12:52 Franca kërkon sanksione nga BE-ja kundër Iranit për shkak të sulmit kibernetik ndaj 700 supermarketeve
- 12:49 Kontrabandë mallrash në Kapshticë, arrestohet një shofer autobusi, procedohet një tjetër
- 12:48 Bolsonaro kërkon rezidencë të përhershme në SHBA pas humbjes së zgjedhjeve
- 12:42 Kapet në Goricë 57-vjeçari i kërkuar nga Austria për tentativë vrasjeje
- 12:36 Barcelona iu ofron tifozëve vend në “Camp Nou” pas vdekjes
- 12:30 Poloni, 3 adoleshentë arrestohen nën dyshimin për përgatitjen e një sulmi terrorist