Asambleja e PS/ Petro Koçi: Përjashtimi i Spiropalit dhe Ndrecës, lajm i keq! PS-së nuk i intereson një unitet i bazuar te frika, s’besoj se do të çmendej partia e ta përjashtonte Elisën nga grupi

Ish-deputeti socialist, Petro Koçi, e ka cilësuar një lajm të keq vendimin e Asamblesë Kombëtare për të përjashtuar nga forumet e partisë Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, pas përplasjeve të tyre me kryeministrin Edi Rama.

Në reagimin e tij, ai thekson se një parti politike duhet të funksionojë mbi bazën e rregullave dhe institucioneve të saj, ku Statuti ka më shumë peshë se autoriteti i kryetarit apo i sekretarit të përgjithshëm.

Të lidhura

None found

“Lajmi më i keq ishte propozimi e pastaj pretendimi se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca qenkeshin përjashtuar nga forumet e PSSH. Qasja disiplinore kërkon argumentim të plotë dhe të bazuar në Statutin e partisë. Parti e vërtetë është ajo në të cilën Statuti është më i fortë se Kryetari apo Sekretari i Përgjithshëm. Përndryshe koncepti institucional parti shkërmoqet”, shkruan ai.

Gjithashtu, ai e konsideron propozimin për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës të tepruar dhe dëmtues, duke shtuar se PS-së nuk i shërben një unitet i bazuar te frika, por një bashkim që mbështetet te besimi dhe bindja politike.

“Por propozimi për përjashtim ishte i tepërt dhe dëmprurës. PS se nuk i intereson një unitet i bazuar te frika, por një unitet i bazuar në besim dhe bindje politike të vërtetë. Në fund të fundit Elisa nuk është Marjana Koçeku për përzgjedhjen e të cilës nuk mbajti askush përgjegjësi. Rasti e Plarentit është edhe më pa kuptim. E kujtoj Plarentin në krye të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Ishte gati heroik në përballimin e një procesi që vetëm parlamentar nuk mund të quhej dhe që bazohej në një platformë si ato të Pleniumeve të PP”, shton ai.

Ish-deputeti thekson se vendimi për përjashtim nuk ka vlefshmëri institucionale. Koçi i referohet Statutit të PS-së, sipas të cilit deputetët janë anëtarë ex officio të Asamblesë Kombëtare.

Sipas tij, për sa kohë Elisa Spiropali, është pjesë e Grupit Parlamentar socialist, ajo është automatikisht edhe anëtare e Asamblesë Kombëtare.

“Përjashtimi nga forumet me rastin e të shtunes është një pretendim nul. Nëse propozimi nuk është votuar institucionalisht ai nuk validohet dot. Statuti është shumë i qartë me kësi rastesh. Në bazë të Statutit deputeti është ex oficio anëtar i Asamblesë Kombëtare. Statuti nuk ka përcaktim ndryshe. Nëse Elisa është anëtare e Grupit Socialist ajo automatikisht është në Asamble. Nuk besoj se do çmendej partia e ta përjashtonte nga grupi”, shton ai.

REAGIMI:

Modestisht per Asamblene:

Lajmi me i mire e ndofta i vetmi si i tille ishte caktimi i Ervin Demos dhe Albana Kociut ne drejtimin e PS per bashkine e kryeqytetit. Do te doja qe ky akt te kurorezohej nepermjet mje procesi zgjedhor, por ne gjykimin tim ata, ne perberjen aktuale te lidershipit te PS perfaqesojne zgjidhjen me te qelluar ne konsiderate te pervojes, zotesise e mbi te gjitha te integritetit.
Te dy koleget, bashke me Erion Braçen perbejne ndofta kapitalin njerezor me te arrire nga i cili do te perzgjidhet kandidatura perfundimtare per Kryetar bashkie ne garen e zgjedhjeve vendore qe po troket.

Lajmi me i keq ishte propozimi e pastaj pretendimi se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca qenkeshin perjashtuar nga forumet e PSSH. Qasja disiplinore kerkon argumentim te plote dhe te bazuar ne Statutin e partise. Parti e vertete eshte ajo ne te cilen Statuti eshte me i forte se Kryetari apo Sekretari i Pergjithshem. Perndryshe koncepti institucional parti shkermoqet. Eshte e vertete qe Elisa ka dale ne mexhlis me disa qendrime te konsideruara problematike nga nje pjese me peshe e opinionit socialist. Mund te kene qene ato qendrime te motivuara nga iluzione apo emocione te shkaktuara nga tensionet shpesh panikndjellese te protestave. Qendrimet e saj mund te vijne ne nje pjese te tyre nga menyra sesi ajo u perndoq nga qeveria. Arsyet me mire se une i di vete ajo. Une thjesht arsyetoj me supozime.
Por propozimi per perjashtim ishte i tepert dhe demprures.

PS se nuk i intereson nje unitet i bazuar te frika, por nje unitet i bazuar ne besim dhe bindje politike te vertete.

Ne fund te fundit Elisa nuk eshte Marjana Koçeku per perzgjedhjen e te ciles nuk mbajti askush pergjegjesi.

Rasti e Plarentit eshte edhe me pa kuptim. E kujtoj Plarentin ne krye te Komisionit Hetimor per Koncesionet ne Shendetesi. Ishte gati heroik ne perballimin e nje procesi qe vetem parlamentar nuk mund te quhej dhe qe bazohej ne nje platforme si ato te Pleniumeve te PP.

Perjashtimi nga forumet me rastin e te shtunes eshte nje pretendim nul. Nese propozimi nuk eshte votuar institucionalisht ai nuk validohet dot.
Statuti eshte shume i qarte me kesi rastesh.

Ne baze te Statutit deputeti eshte ex oficio anetar i Asamblese Kombetare. Statuti nuk ka percaktim ndryshe. Nese Elisa eshte anetare e Grupit Socialist ajo automatikisht eshte ne Asamble. Nuk besoj se do cmendej partia e ta perjashtonte nga grupi.
Do te ishte lajm i shkelqyer akti i pritshem i perjashtimit te ndonje te korruptuari. Standarti i largimit te pakten perkohesisht i personave ndaj te cileve ka filluar proces penal duhet te jete perhere i detyrueshem per nje parti qe pretendon lufte ndaj korrupsionit. Kjo nuk do te thote qe hiqet dore nga prezumimi i pafajesise.
Partia socialiste nuk ka nevoje qe anetaret e saj te ndahen ne facebook ne grupe ku disa perbetohen per Kryetarin e mallkojne plangprishesit e te tjere qe mallkojne Kryetarin e levdojne kritizeret.
Jemi pak muaj para zgjedhjeve. Kerkohet qartesi dhe bashkim parimor forcash. Kritikat konstruktive i bejne mire shendetit politik te PS.

Protestat ne fillimet e veta te qershorit ishin me shume se simpatike. Ato i dhane ngjyre europiane vemendjes dhe reagimit te publikut ndaj zhvillimeve politike.
Por fenomenet e dhunes e plackitjes qe ndodhen kohet e fundit e rrezuan qytetarine fillestare dhe e kompromentuan perkrahjen popullore.

Pushteti nderrohet me vote. Jo ne tavoline.

Nderkohe protestes i mungon vizioni dhe lidershipi.

Vizioni dhe lidershipi berishian perbejne prapakthim dhe e fundosin qellimin e supozuar progresist te protestes.

Permbysja revolucionare e synuar bie ndesh me pershpejtimin e procesit te integrimit europian.

Protesta i ka arritur disa suksese, ulja e tvsh se per ushqimet, heqja e takses se qarkullimit nga karburanti, premtimi per rritje pagash per policine etj.

Keto duhen shoqeruar me hapa te tjere si psh rritja e pagave per pedagoget, ndertimi i ambienteve sportive per rinine e femijet ne vend te kullave etj.


Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet