Vendi
SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut
SPAK ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe të pandehurve të tjerë.
Gjatë një takimi me gazetarët, kreu i SPAK, Klod Braho, bëri me dije se për këtë çështje janë angazhuar dy prokurorë dhe 10 hetues. Ndërkohë, prokurori Dritan Prençi deklaroi se në hetim janë përfshirë Balluku dhe 25 persona të tjerë.
Sipas SPAK, Balluku përballet me akuza për shkelje të barazisë në tendera në nëntë raste, korrupsion pasiv, si dhe refuzim ose mosdeklarim të pasurisë në dy raste.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




