Katër ditë pasi u thirr në cilësinë e kallëzuesit, Sali Berisha shkeli sërish pragun e Prokurorisë së Posaccme për të zbatuar masën e sigurisë. Pasi firmosi në SPAK për masën detyrim Paraqitje, Sali Berisha dha deklaratën për mediat, ku vijoji akuzat për prokurorinë e Posaccme, të cilës i kishte “nderruar emrin”. Sinkron: Që sot e tutje do ta pagëzojmë avokatura… Me nota ironie Berisha pretendoi se brenda Spak, ish zv.kryeministrja Belinda Balluku kishte zyrën e saj që amniston krimet elektorale. Para derës së SPAK, Berisha ftoi të gjithë ata që e cilësojnë Ramën “të keqen me te madhe”, t’i bashkohen Partisë Demokratike. I pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, Berisha tha se do ta mbështesë ne te gjitha format.