E akuzuar për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut! Vlera e pasurisë deri në 1 milion e 800 mijë euro

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të Belinda Ballukut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i SPAK, Klodian Braho, në një komunikim me gazetarët.

“Sot do dërgohet ne gjykate Belinda Balluku dhe për shkak të kërkesave për informacion kemi menduar këtë mënyrë komunikimi”, tha Braho në takim.

Të lidhura

None found

Ndërkohë prokurori i çështjes, Dritan Prenci, mësohet të ketë thënë se kërkesa për gjykim zbret sot në gjykatë, për ish-zëvendëskryeministen Belinda Balluku, dhe vlera e pasurisë të saj është 1 milion e 800 mijë euro.

Kujtojmë që Belinda Balluku është e pandehur se bashku me 25 persona fizik dhe dy persona juridik. Gjithashtu prokurori Prenci ka thënë se “janë 10 procedura objekt hetimi të hetuara nga ana jonë”.

Akuzat

Kujtojmë që më 20 tetor 2026, SPAK i komunikoi Ballukut pesë akuza që lidhen me disa procedura tenderimi dhe pasuri të paluajtshme.

Ajo akuzohet për:

Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, në nëntë raste.

Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë, në dy raste.

Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në lidhje me dy pasuri të paluajtshme.

Akuzat për tenderat përfshijnë procedurën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, si dhe disa procedura të tjera publike, mes tyre edhe lote të Unazës së Madhe në Tiranë.

Dy vila luksoze te sekuestruara

Po ashtu, Belinda Ballukut i janë sekuestruar edhe dy vila luksozë në zonën e Dhërmiut dhe Palasës.

SPAK ka ngritur dyshime për pastrim parash lidhur me këto prona, të cilat dyshohet se janë regjistruar në emër të ish-futbollistit Igli Tare.

Në këtë pjesë të hetimit përmendet edhe biznesmeni Arbër Abazi, ndërsa prokuroria dyshon për lidhje mes përfitimeve të paligjshme nga procedurat publike dhe investimeve në pasuri të paluajtshme.

Gjithashtu SPAK ka kërkuar autorizim për heqjen e imunitetit me qëllim për një masë më të rëndë sigurie ndaj Ballukut, duke përfshirë arrestimin. Por kjo kërkesë për heqjen e imunitetit është rrëzuar nga qeveria socialiste, e cila votoi kundër arrestimit.


Shtuar më 16.11.2026 13:28

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet