Teuta do ta presë Laçin në javën e 12-të të “Abissnet Superiore” në një stadium tjetër nga ai i parashikuari fillimisht.
Klubi durrsak bëri të ditur në rrjetet sociale se sfida do të zhvillohet në “Arena Egnatia”, në Rrogozhinë.
Të lidhura
None found
Zhvendosja u bë e nevojshme për shkak të punimeve për riparimin e fushës në “Niko Dovana”. Ndeshja do të nisë në orën 16:00.
Sipas njoftimit të Teutës, takimi me Laçin do të luhet të shtunën. Klubi falënderoi tifozët për mirëkuptimin dhe mbështetjen.






