A mund të funksionojmë pa Microsoft? Çmimi i varësisë digjitale

Kur shkova në zyrë dhe pashë se Outlook-u nuk ishte më në kompjuterin tim, menjëherë mendova si do ta kaloja ditën e punës: pa email, kalendar dhe ftesa për takime.

Ndërsa përpiqesha të kuptoja si të vazhdoja punën, më lindi edhe një pyetje më e gjerë: si arritëm të varemi kaq shumë nga një kompani e vetme teknologjike, saqë mungesa e një aplikacioni të vetëm mund të ndërpresë gjithë rutinën? Dhe çfarë çmimi ka kjo varësi për financat dhe mjedisin?

Të lidhura

None found

Diskutimet për qëndrueshmërinë zakonisht përqendrohen te më pak plastikë, emetime më të ulëta të karbonit dhe kursimi i energjisë. Por edhe shërbimet digjitale që përdorim çdo ditë kanë pasoja të rëndësishme mjedisore.

Teksa udhëheqësit botërorë mblidhen në Turqi për konferencën e OKB-së për klimën, COP31, ia vlen të shtrohet një pyetje e vështirë: a mund të jetë vërtet e qëndrueshme ekonomia digjitale, kur një pjesë kaq e madhe e saj mbështetet te pak kompani teknologjike?

Cloud-i ka ndikim fizik

Edhe pse emri cloud krijon përshtypjen e një shërbimi të paprekshëm, ai mbështetet te qendrat e të dhënave, furnizimi me energji elektrike, pajisjet dhe sistemet e ftohjes.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në vitin 2024 qendrat e të dhënave përdorën 415 teravat-orë energji elektrike, afërsisht 1,5% të kërkesës globale. Parashikimi i agjencisë është që kjo shifër të shkojë në 945 teravat-orë deri në vitin 2030, kryesisht për shkak të inteligjencës artificiale dhe shërbimeve të tjera digjitale.

Raporti i qëndrueshmërisë së Microsoft-it, i publikuar në vitin 2026, pasqyron dy anët e këtij zhvillimi. Kompania bëri të ditur se emetimet e saj të përgjithshme në vitin 2025 u rritën me 25% krahasuar me vitin pararendës. Rritja lidhej kryesisht me zgjerimin e qendrave të të dhënave dhe ndryshimet në llogaritjen e certifikatave të energjisë së rinovueshme. Në të njëjtën kohë, Microsoft po investon në energji më të pastër dhe infrastrukturë më efikase. Të dyja zhvillimet duhen marrë parasysh: teknologjia mund të pakësojë emetimet për çdo proces, ndërsa zgjerimi i shërbimeve rrit konsumin e përgjithshëm të energjisë.

Pyetjet që duhen ngritur

Në tetor, presidenca turke e COP31 shpalli nismën vullnetare të Antalias për inteligjencën artificiale. Nisma synon të mbështesë një zhvillim të kësaj teknologjie që merr parasysh klimën, duke pranuar se inteligjenca artificiale kërkon shumë energji dhe ujë.

Instituti Botëror i Burimeve, organizatë ndërkombëtare kërkimore, e përshëndeti drejtimin e nismës, por vuri në dukje se zotimet vullnetare duhet të shoqërohen me llogaridhënie më të fortë. Ndërkaq, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ka planifikuar një aktivitet më 16 nëntor, në kuadër të COP31, për të diskutuar financimin e infrastrukturës digjitale më të pastër, matjen e emetimeve dhe nxitjen e përdorimit të pajisjeve elektronike që zgjasin, riparohen dhe ripërdoren.

Kjo tregon se qëndrueshmëria nuk arrihet vetëm duke kaluar te energjia më e pastër. Duhet parë gjithashtu çfarë pajisjesh blejnë kompanitë e teknologjisë, për sa kohë i mbajnë në përdorim dhe kujt i mbetet barra e pasojave mjedisore.

Vendimet për softuerin mund të shtojnë shpenzimet për pajisje

Një kompjuter mund të jetë ende funksional, por të mos plotësojë kërkesat e një sistemi operativ më të ri. Mbështetja e zakonshme për Windows 10 përfundoi në tetor 2025. Megjithatë, për pajisjet e konsumatorëve që plotësojnë kushtet, Microsoft ofron përditësime të zgjeruara sigurie deri në tetor 2027.

Kalimi te një sistem tjetër nuk e bën automatikisht të pavlefshëm çdo kompjuter të vjetër. Sidoqoftë, përputhshmëria dhe mbështetja e softuerit mund të ndikojnë që organizatat të zëvendësojnë pajisje që, pa këto pengesa, do të mund të vazhdonin të përdoreshin.

Prodhimi i pajisjeve kërkon lëndë të para dhe energji, ndërsa krijon edhe mbetje elektronike. Raporti global i OKB-së për këtë kategori tregon se në vitin 2022 u krijuan në botë 62 milionë tonë metrikë mbetje elektronike. Vetëm 22,3% e tyre u regjistruan zyrtarisht si të mbledhura dhe të ricikluara.

Shifrat përfshijnë mbetjet elektronike në tërësi, jo vetëm ato që lidhen me Microsoft-in. Ato, megjithatë, nënvizojnë rëndësinë e zgjatjes së përdorimit të pajisjeve si pjesë e politikave klimatike.

Shpenzimet që nuk duken menjëherë

Pagesa e abonimit është vetëm një pjesë e kostos së softuerit. Shpenzime të tjera mund të vijnë nga trajnimi i punonjësve, kalimi i skedarëve, blerja e pajisjeve të reja, mirëmbajtja e sistemeve paralele dhe ndërrimi i ofruesit.

Ekonomistët i përkufizojnë këto si kosto të ndërrimit. Ato mund t’i bëjnë organizatat të qëndrojnë me ofruesin që kanë, edhe kur ka alternativa më të lira.

Kjo çështje është ngritur edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Në mars 2026, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve njoftoi se planifikon të hetojë ekosistemin e programeve kompjuterike të Microsoft-it për bizneset. Autoriteti raportoi gjithashtu se ofruesit kryesorë të shërbimeve cloud, mes tyre Microsoft Azure dhe Amazon Web Services, kishin marrë masa për të ulur tarifat e transferimit të të dhënave dhe për të lehtësuar ndërveprueshmërinë, në mënyrë që bizneset ta kenë më të lehtë të kalojnë te një ofrues tjetër.

Varësia nga një ofrues i vetëm mund t’ua vështirësojë blerësve kalimin te shërbime kompjuterike me emetime më të ulëta, nëse ndërrimi nuk është i lehtë. Ky është një ndikim i mundshëm mjedisor i varësisë, jo dëshmi se përdoruesit e Microsoft-it emetojnë më shumë karbon.

Ka edhe një problem të përgjithshëm në mënyrën si llogariten shpenzimet. OKB-ja vlerëson se mbetjet elektronike në mbarë botën shkaktuan rreth 78 miliardë dollarë kosto të jashtme në vitin 2022, mes tyre ndotja dhe ndikimet e lidhura me klimën. Këto pasoja zakonisht nuk përfshihen në çmimin e licencës së softuerit.

Për këtë arsye, prokurimi i përgjegjshëm i teknologjisë duhet të vlerësojë shpenzimet gjatë gjithë ciklit të përdorimit, jetëgjatësinë e pajisjeve dhe të dhënat e besueshme për emetimet, jo vetëm faturën e radhës vjetore.

Mundësia për të zgjedhur

Vendet e punës mund të shqyrtojnë programe alternative, si Thunder bird dhe Libre Office, ose shërbime cloud të pajtueshme me sisteme të ndryshme. Kjo është e mundur në shumë raste, por ndërrimi ka kostot e veta dhe një ofrues tjetër nuk është medoemos zgjedhje më e mirë për mjedisin.

Zgjidhja më e mirë është të ruhet liria e zgjedhjes: të dhënat të transferohen pa vështirësi, dokumentet të përdorin formate të hapura, pajisjet të riparohen, ndikimi mjedisor të raportohet në mënyrë transparente dhe kontratat e softuerit të mos e ndëshkojnë ndërrimin e ofruesit.

Sistemet digjitale do të jenë më të qëndrueshme kur mbeten të përballueshme, konkurruese dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit edhe pas ndryshimit të teknologjisë së preferuar.


Shtuar më 16.11.2026 13:36

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet