SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe të pandehurve të tjerë.
Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët. Sipas BW, për hetimin e kësaj çështjeje janë angazhuar dy prokurorë dhe 10 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Prokurori Dritan Prençi bëri të ditur se kërkesa për gjykim do të depozitohet gjatë ditës së sotme në gjykatë. Sipas tij, në këtë çështje Balluku është e pandehur së bashku me 25 persona fizikë dhe dy persona juridikë.
Gjatë takimit u bë e ditur gjithashtu se hetimet kanë përfshirë 10 procedura. Sipas informacioneve të raportuara, në dosje përmendet edhe një vlerë pasurie prej 1.8 milionë eurosh.