Policia e Tiranës ka vendosur 23 gjoba për qytetarët që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e së dielës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit të policisë, ndaj tyre janë plotësuar procesverbale për kundërvajtje administrative, pasi nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve, të cilët përmes megafonit u kërkuan të mos pengonin qarkullimin e mjeteve të transportit. Për secilin prej 23 qytetarëve është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë. Akti normativ ka shkaktuar debate për zgjerimin e kompetencave të policisë gjatë protestave dhe masat ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve.