Dërgimi i Ballukut për gjykim/ Klodian Braho: Vendimi i Kuvendit ishte i padrejtë, por SPAK kishte detyrimin ta zbatonte! Thelluam hetimet dhe shtuam akuza të reja

SPAK ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe personave të tjerë të përfshirë në hetim.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, e konfirmoi lajmin gjatë një takimi me gazetarët. Për këtë çështje kanë punuar dy prokurorë dhe 10 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Të lidhura

None found

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se prokurori Dritan Prençi, e ka depozituar kërkesën për gjykim në gjykatë.

Gjatë takimit, Braho foli edhe për imunitetin e Ballukut. Ai tha se SPAK kishte detyrimin të zbatonte vendimin e Kuvendit, ndonëse e cilësoi atë të padrejtë.

Sipas tij, hetimet u thelluan dhe Ballukut iu shtuan 3 akuza të reja, ç`ka, siç u shpreh ai, tregon pavarësinë e institucionit. Braho theksoi se detyra e SPAK është të zbardhë çështjen dhe të gjejë prova.

Sa i përket mundësisë së një kërkese tjetër për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, Braho tha se bëhet fjalë për tri akte procedurale.

Ai iu referua raportit të shumicës së deputetëve të mazhorancës, të depozituar në Kuvend, sipas të cilit zgjerimi i hetimit penal nuk përbën, në vetvete, fakt apo rrethanë të re që justifikon caktimin e masës së arrestit.

Për këtë arsye, sipas tij, zgjerimi i hetimit nuk konsiderohet rrethanë e re për një kërkesë të tillë.


Shtuar më 16.11.2026 13:49

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet