Kreu i SPAK: Kemi çuar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj ish-zv kryeministres, Belinda Balluku

16 Nëntor 2026 | 13:54

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka njoftuar se hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku kanë përfunduar dhe se dosja do të dërgohet këtë të hënë për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Gjatë një takimi me gazetarët, ku ishte i pranishëm edhe dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, Braho bëri me dije se procedura hetimore ka përfunduar.

“Ju njoftoj për mbylljen e hetimeve për Belinda Ballukun dhe ju bëj me dije se sot çështja do të dërgohet në gjykatë. Vlerësojmë se kjo mënyrë komunikimi i shërben më mirë informimit të publikut”, deklaroi Braho.

Ai theksoi se ato që janë paraqitur nga SPAK janë pretendime të organit të akuzës dhe se do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë provat, duke nënvizuar se çdo person gëzon prezumimin e pafajësisë.

Braho u ndal edhe te vendimi i Kuvendit për të mos dhënë autorizimin e kërkuar nga SPAK, duke deklaruar se, pavarësisht këtij vendimi, hetimet janë thelluar dhe janë shtuar edhe tri akuza të tjera.

“Qëndrimi ynë është që kërkesa jonë duhet të ishte pranuar”, u shpreh kreu i SPAK.

Ndërkohë, prokurori Dritan Prençi deklaroi se nuk ka pasur asnjë presion, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, gjatë ushtrimit të detyrës.

“Nuk kam pasur asnjë presion direkt apo indirekt. Kam ushtruar detyrën shumë i qetë”, u shpreh ai.

Prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko kanë shpjeguar gjithashtu akuzat dhe rolin e 28 të pandehurve në këtë çështje. Në vijim pritet publikimi në faqen zyrtare të SPAK i njoftimit të zgjeruar për shtyp.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia rrugore: 9 të arrestuar dhe 21 të proceduar në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, mbi 4300 gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 9 persona dhe ka proceduar penalisht 21 të tjerë, si rezultat i kontrolleve dhe monitorimit të qarkullimit rrugor në...
13:15 | 16/11/2026

Kontrabandë mallrash në Kapshticë, arrestohet një shofer autobusi, procedohet një tjetër

Policia Kufitare e Kapshticës ka zbuluar dy raste të dyshuara të kontrabandës së mallrave gjatë kontrolleve në vijën e dytë. Një 55-vjeçar është arrestuar në...
12:49 | 16/11/2026

“Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë”, mesazhi i ambasadorit të SHBA nga Saranda

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar foto nga vizita e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, në jug të vendit. Përmes një postimi në...
12:07 | 16/11/2026