SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga 10 procedurat e tenderimit që janë objekt hetimi, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm që kap vlerën e mbi 5 miliardë lekëve.

Duke cituar raportin, kreu i SPAK , Klodian Braho është shprehur: “Aty theksohet se rreziku për prishjen e provave nuk përbën fakt për të hequr imunitetin, përtej pretendimeve të dhëna nga SPAK, të dhëna në atë kohë. Prokuroria nuk ka gjetur të dhëna të reja”.

Më tej kreu i SPAK ka thënë se qasja e SPAK për masën e sigurimit ka qenë në përputhje me kodin e procedurës penale.

“Pavarësisht shtimit të akuzave, përtej pretendimeve tona dhe pretendimeve ligjore nuk u miratua kërkesa jonë për heqjen e imunitetit. Një ndër direktivat e reja që na është kërkuar nga kuvendi është rishikimi i praktikës së masave të sigurimit. Qasja e SPAK për masën e sigurimit ka qenë në përputhje me kodin e procedurës penale.

I ndalur te çështja e aeroportit të Vlorës, Braho ka thënë se është në hetim.

“Çështja e aeroportit të Vlorës është nën hetim dhe nuk mund të bëj të ditur më tepër informacione”, tha ai.

“Qasja jonë është kjo, që kërkesa jonë që kemi bërë duhet të ishte pranuar, por duke qenë se organi tjetër vendosi të mos na e pranonte kërkesën tonë, SPAK vijoi hetimin ashtu siç na lejon kodi i procedurës penal”, ka thënë Braho.

Nga ana e SPAK është bërë e ditur se ka një fraksion për dosjen Balluku që lidhet me disa procedura tjera  tenderuese dhe bashkëpunëtorë të tjerë të mundshem

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb