Goditje e madhe për Irlandën para ndeshjes me Kosovën, kapiteni humb përballjen vendimtare

Përfaqësuesja e Irlandës ka marrë një goditje të rëndësishme në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kapiteni i irlandezëve, Nathan Collins, nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Heimir Hallgrimsson për takimin e së martës, që zhvillohet në Dublin nga ora 20:45.

Mbrojtësi i Brentfordit pësoi një lëndim në gju gjatë humbjes 1:0 ndaj Austrisë, të shtunën, duke e bërë të pamundur paraqitjen e tij kundër Dardanëve.

Pas ekzaminimeve mjekësore, Collins është liruar nga grumbullimi i përfaqësueses irlandeze dhe është rikthyer te klubi i tij për trajtim dhe rikuperim.

Për ta mbuluar mungesën e kapitenit, përzgjedhësi Hallgrimsson ka vendosur të ftojë mbrojtësin Jimmy Dunne, i cili do t’i bashkohet skuadrës për përballjen me Kosovën.

Mungesa e Collinsit konsiderohet një humbje e rëndësishme për irlandezët, duke pasur parasysh rolin e tij në repartin defensiv dhe përvojën që sjell në skuadër.

Në anën tjetër, Kosova synon të shfrytëzojë këtë përballje për ta mbyllur sa më mirë edicionin e Ligës së Kombeve.

Dardanët kishin fituar ndeshjen e parë ndaj Irlandës me rezultat 1:0 dhe do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në Dublin.

Takimi i së martës pritet të jetë vendimtar për renditjen përfundimtare në grup, me të dyja përfaqësueset që synojnë pozitën e dytë.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika