Kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit nga Ohri, e dashura e tij pësoi lëndime të rënda trupore

Policia e Ohrit ka paraqitur kallëzim penal ndaj K.K. (31), banues në Ohër, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, të parashikuar në Kodin Penal.

Sipas MPB-së, më 15.11.2026, rreth orës 02:00, pas një grindjeje që nisi në shtëpinë e tij dhe vijoi në automjetin e tij, K.K. sulmoi fizikisht brenda automjetit të dashurën e tij 26-vjeçare nga rrethina e Ohrit. Sulmi vazhdoi edhe pasi ai ndaloi automjetin. Vajza humbi vetëdijen dhe u rrëzua, ndërsa më pas u dërgua fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër dhe më tej në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas ngjarjes u ndërmorën masa dhe K.K. u privua nga liria në orën 05:05 e u mbajt në stacion policor. Me kërkesë të PTHP-së, Gjykata Themelore në Ohër mori aktvendim për t’i shqiptuar masa kujdesi.

Po më 15.11.2026, në orën 08:50, L.K. (51) nga Ohri, nëna e K.K., denoncoi në SPB Ohër se L.Gj. (49), babai i vajzës, kishte kërcënuar përmes telefonit celular djalin e saj dhe të gjithë familjen. L.Gj. u privua nga liria në Ohër në orën 13:20 të së njëjtës ditë dhe u mbajt në stacion policor. MPB-ja njoftoi se edhe ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.


Shtuar më 16.11.2026 14:06

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet