Policia ka marrë në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri, pas shpërthimit me tritol të makinës së tij, e cila ishte regjistruar në emër të bashkëshortes, Nexhi Beqiri.
Duke e cilësuar rrezikun ndaj avokatit Beqiri si të përsëritur, u morën masa konkrete për mbrojtjen e avokatit dhe familjes së tij.
Beqiri i kishte dërguar kërkesë Platformës së Bashkëqeverisjes, ku kishte adresuar shqetësimin për marrjen e shërbimit (mbrojtjes) nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
Hetuesit ende nuk e kanë zbuluar se kur mund të jetë vendosur lënda eksplozive që shpërtheu në 13 tetor, poshtë pallatit ku jetojnë avokatët Beqiri, pranë Gjykatës Civile të Tiranës.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Makina tip ‘Benz’ pësoi dëme të mëdha në pjesën e pasme.








Komente
Komento