SPAK ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe të pandehurve të tjerë.
Gazetarja Klodiana Lala tha se me këtë çështje janë angazhuar dy prokurorë dhe 10 oficerë.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë takimit me gazetarët.
Prokurori Dritan Prenci mësohet të ketë thënë se kërkesa për gjykim zbret sot në gjykatë, për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, dhe vlera e pasurisë së sekuestruar 1 milion e 800 mijë euro.
Ndërkohë Balluku është e pandehur se bashku me 25 persona fizik dhe dy persona juridik. Gjithashtu prokurori Prenci kanë thënë se “janë 10 procedura objekt hetimi të hetuara nga ana jonë”.
Dosja “Balluku”
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga 10 procedurat e tenderimit që janë objekt hetimi, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm që kap vlerën e mbi 5 miliardë lekëve.
Në këtë dosje, ish-zëvendëskryeministrja është marrë e pandehur së bashku me 25 persona fizikë dhe dy persona juridikë.






