Në komisionin parlamentar të Kulturës, ku diskutohej buxheti për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, diskutimet u fokusuan te zhvillimet e fundit politike në vend. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se mbledhja e Asamblesë së PS-së të shtunën, ishte si pleniumet dikur. Ajo ftoi deputetët socialistë t’i bashkohen protestës, për t’i paraprirë përjashtimeve të mundshme nga partia.
““Shoh që paskeni ardhur pas vakisë së të shtunës. E pashë dhe kujtova nga arkivat Pleniumet e Partisë atë që kishte lënë mangut Partia e Paunës. Ky i binte Pleniumi i 18 ku udhëheqësi shpalli armiqtë e brendshëm. PS është kthyer në zgjatim personal të Ramës që merret vetëm me hallet e një grupi njerëzish që rrethojnë atë për të mbajtur karrigen. Ngado shkoni do të keni protestën që ju ndjek dhe protestë madhështore në 28 nëntor. Fundi do të jetë i shpejtë dhe i hidhur për këdo që i shërben në mënyrë të verbër atij që shkatërron të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Ju bëj thirrje të reflektoni që të mos jeni të radhës që përjashtoheni ose thjesht hiqeni nga listat e radhës, por reagoni në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve, tuajën dhe të mirës sa pa qenë radha juaj”, tha Zhupa.
Në përgjigje, deputetja e PS-së, Briseida Çakërri, tha: “Ju nuk mund të flisni për armiq të brendshëm se nuk dini ku keni drejtuesin, mos u merrni me thashetheme partish por diskutojmë rendin e ditës”
“Ju shkon për shtat thënia e Ramës: hëngshit kokat e njëri- tjetrit”, vijoi më tej Zhupa.
Deputetja e PS Evis Kushi, i sugjeroi të shohë situatën në PD.
“Mirë bëni që studuoni e lexoni plenumet e partisë së punës, edhe statutin e PS, se përvojë është, por në vend të merreni me partinë tonë merruni me tuajën, me demokratët, se i keni lënë jetimë, i keni lënë në mes të rrugës”, tha Kushi.









Komente
Komento