Fluturimet në SHBA drejt normalizimit pas tri ditësh ndërprerjesh
Udhëtimi ajror në Shtetet e Bashkuara po rikthehet gradualisht në normalitet, pas tri ditësh ndërprerjesh të mëdha të shkaktuara nga një urdhër i jashtëzakonshëm për ndalimin e fluturimeve nga autoritetet amerikane të aviacionit, për arsye sigurie.
Të hënën u anuluan mbi 250 fluturime, një rënie e ndjeshme krahasuar me më shumë se 2,300 anulimet e regjistruara të dielën. Ndërkohë, mbi 700 fluturime patën vonesa, kundrejt më shumë se 10 mijë një ditë më parë.
Gjatë fundjavës, mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar në aeroporte, duke pritur përditësime dhe mundësi për të ndryshuar rezervimet.
Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, mbingarkesa e të dhënave shkaktoi rrëzimin e disa ruterëve, duke prekur frekuencat radio që përdoren për komunikimin mes kontrollorëve të trafikut ajror dhe pilotëve.
Bolsonaro kërkon rezidencë të përhershme në SHBA pas humbjes së zgjedhjeve
OBSH: Rezistenca ndaj antibiotikëve kërcënon të shkaktojë 39 milionë vdekje në 25 vjet
“Kërkesat janë absurde”, Kallas flet për kushtet e Rusisë për paqe në Ukrainë
- 14:08 “Masa e arrestit ndaj Vlora Hysenit”, kreu i SPAK: Situata nuk ndikon në bashkëpunimin institucional
- 13:54 SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish-zv kryeministres Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë
- 13:48 “Shqipëria përmes syve të Bajronit”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore performon për herë të parë në Skoci
- 13:39 UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s
- 13:26 Bullgari, shpëtohet ekuipazhi i anijes së mallrave që u përmbys në Detin e Zi
- 13:15 Policia rrugore: 9 të arrestuar dhe 21 të proceduar në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, mbi 4300 gjoba