Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka reaguar lidhur me këndimin e një kënge nacionaliste serbe gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel.
“Qëndroj përkrah Kosovës dhe përparimit të saj demokratik”, ka deklaruar Kyuchyuk në një postim.
Të lidhura
None found
Sipas tij, Kosova duhet të respektohet plotësisht dhe të përfshihet në procesin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Eurodeputeti ka theksuar se lejimi i këngëve nacionaliste në një aktivitet të kësaj natyre dëmton frymën e pajtimit në rajon dhe marrëdhëniet e mira mes vendeve fqinje.






