“Revolucioni i Flamingove”, Rama: Protesta mori vëmendjen e gjithë botës, njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë
Kryeministri Edi Rama është pyetur në Bruksel për prespektivën e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe protestat që prej muajsh kanë përfshirë vendin tonë.
Kryeministri tha se “Revolucioni i Flamingove” mori vëmendjen e gjithë botës për shkak të përmendjes së emrit të presidentit të SHBA Donald Trump.
Ai shtoi më tej se është e drejta e njerëzve që të kërkojnë më shumë.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri është publikuar gjerësisht. Madje pati edhe emër, “Revolucioni i Flamingove” dhe mori vëmendjen e gjithë botës sepse nga pas ishte hija e Donald Trump.
Është një shqipëri e re që kërkon më shumë. Njerëzit kërkojnë më shumë. Njerëzit kanë plotësisht të drejtë të kërkojnë më shumë vëmendje se ku janë njerëzit në këtë transformim. Ky është pikërisht fakti pse jemi të lidhur me BE, që ka qenë shumë dobi-prurës në vetvete”, tha Rama. .




