Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Brukseli: “Revolucioni flamingo” tërhoqi vëmendjen e botës, Mali i Zi është objekt i xhelozisë sonë 


Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Brukseli protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit në Tiranë, duke iu referuar atyre si “revolucioni flamingo”.

Sipas tij, vëmendja ndërkombëtare ndaj protestave u ndikua edhe nga ajo që ai e cilësoi si “hija e Donald Trump”.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, Rama i përshkroi protestat si shprehje të pritshmërive gjithnjë e më të larta të qytetarëve, ndërsa theksoi se njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë.

Kryeministri u ndal edhe te marrëdhëniet me Bashkimin Europian, duke vlerësuar ndikimin e tyre në zhvillimin e vendit. Në përfundim, ai shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në të njëjtin forum me përfaqësues të Malit të Zi, të cilin e cilësoi si “objekt të xhelozisë” së Shqipërisë.

“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit ka qenë gjerësisht publike. Revolucioni flamingo tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, sepse pas tij ishte hija e Donald Trump. Nuk jam shumë i sigurt se, nëse nuk do të ishte Trump, dikush do të donte t’ia dinte për flamingot në Shqipëri.

Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Ajo që Tocqueville e quajti ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kanë plotësisht të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë. Ky është fakti pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE-në, gjë që ka qenë shumë dobiprurëse në vetvete.

Kjo është qasja ime e parë. Është nder të jemi me Malin e Zi, sepse ata janë më të vegjlit, por edhe objekt i xhelozisë sonë”, u shpreh Rama.