Miqësorja e Kombëtares U21 me Spanjën, Bushi: Kundërshtar i nivelit të lartë, do luftojmë me shpirt Teksa duhen edhe 4 muaj nga zgjedhjet në FIFA, janë të shumtë zërat që kërkojnë një president të ri në krye të qeverisë së futbollit botëror.
Një prej tyre është edhe trajneri i Gjermanisë Jurgen Klopp i cili shkoi deri aty sa të bëjë edhe një krahasim me periudhën e Sepp Blatter duke thënë se Infantino ia doli mbanë të bëjë më keq se paraardhësi i tij.
Sepp Blatter e dha dorëheqjen e tij si president i fIFA në 2015 pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu në atë vit dhe në 2016 u zëvendësua nga Gianni Infantino. Ky i fundit ka vendosur sërish kandidaturën për një mandat të katërt, por tani ai është nën presion të madh për shkak të projektit Fifa Forëard Enterprise (FFE).
‘E kam ndjekur futbollin prej vitesh. Ka njerëz që dinë më shumë se unë në këtë çështje, por mendoj se tani janë të shumtë ata që mendojnë se një ndryshim do të kishte kuptim-tha Klopp-nuk e mendoja se pas Sepp Blatter gjërat do të shkonin më keq, por dikush ia doli që ta arrijë këtë. Përsa i përket Gianni Infantinos, një person tjetër në vend të tij, me siguri do të bënte një punë më të mirë’
Ndërkaq tashmë dihen emrat e kandidatëve për president të FIFA, ku përvec Infantinos, në garë kanë hyrë edhe ish mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega dhe presidenti i nderit i Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima. Në ditët e fundit u fol se edhe Arsene Wenger po mendonte të vendoste kandidaturën e tij, por në fund ish trajneri i Arsenalit vendosi të mos e ndërmarrë këtë hap
‘Ka shumë njerëz që e kanë vërtet për zemër të ardhmen e futbollit, njerëz që nuk udhëhiqen nga interesa financiarë-shtoi Klopp-nëse një person i tillë do të shfaqet, nëse një person i tillë do të bëhet president, do të ishte një përmirësim shumë i madh’.
Top Channel