Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës të Tiranës, Sali Kaçuli, 72-vjeçari i cili 10 ditë më parë u dhunua nga i biri. Ngjarja e rëndë ndodhin në fshatin Rrushkull, aty ku edhe banon familja Kaçuli. Pas më shumë se 1 javë në Spitalin e Traumës së Tiranës, Kaçuli nuk u ka mbijetuar dot plagëve, duke humbur jetën.