Domenech sulmon sërish Italinë: Belgjika e shkatërroi, konfirmoi çfarë mendohej për të

16 Nëntor 2026
15:28
Alfred Lleshi
back button

Ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech, ka thumbuar sërish Italinë pas humbjes së rëndë ndaj Belgjikës dhe eliminimit të axurrëve nga gara për çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Domenech shkroi: “Liga e Kombeve. Franca kualifikohet logjikisht. Belgjika i shkatërroi italianët, të cilët konfirmojnë atë që mendohej për ta”.

Raymond Domenech duket se nuk e ka harruar ende finalen e Botërorit 2006 në Berlin, ku Franca e tij u mposht nga Italia pas penalltive. Humbja më e hidhur e karrierës së tij vazhdon ta shoqërojë.

Ish-trajneri i Francës (2004–2010), pa skuadër që prej vitit 2021, reagoi në rrjetin social X edhe pas fitores së Italisë së Mancinit ndaj Francës, duke kritikuar ashpër “axurrët”:

“Një fitore e papritur për italianët. Sa të dobët në të gjitha repartet! Por ajo që të habit më shumë është niveli i tyre teknik; sa shumë gabime në pasime të thjeshta, është tronditëse. Si është e mundur?”

Domenech komentoi edhe himnin italian: “E adhuroj, njësoj si ‘You’ll Never Walk Alone’ dhe ‘Les Corons’”. Për Francën shtoi: “Nëse Olise fiket, kombëtarja del nga shinat. Futbolli është i thjeshtë. Dhe përsëri konfirmohen të njëjtat probleme në mbrojtje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit