Burime për mediat bëjnë të ditur se trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka vendosur të mos e përfshijë në planet e tij Samuel Krasniqin. Mesfushori 21-vjeçar luan për Grasshopper në Zvicër.
Sipas Maran, karakteristikat e Krasniqit nuk përputhen me skemat që ai përdor te kuqezinjtë. Për rrjedhojë, mundësia që lojtari t’i bashkohet Shqipërisë është mbyllur përfundimisht.
Të lidhura
None found
Maran kishte ndjekur më parë edhe Adri Mehmetin, i cili përfundoi në Amerikë, si dhe Brajan Grudën, tashmë pjesë e Gjermanisë. Së fundmi, edhe Lutfi Dalipi zgjodhi Kosovën.






