Kërcënime të reja me bombë në shkollat italiane, mësimi vijon normalisht pas ndryshimit të protokollit

16 Nëntor 2026 | 15:51

Vazhdojnë kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat e Italisë, pasi sot janë dërguar e-maile të reja kërcënuese në një numër shkollash, ku pretendohet se janë vendosur lëndë shpërthyese.

Mesazhet mbajnë sërish firmën e “Mikhail Andropov”, por ndryshe nga ajo që ndodhi javën e kaluar, sot autoritetet përgjegjëse vendosën që mësimi të vijonte normalisht, pa evakuuar godinat shkollore.

Kujtojmë se, në bazë të masave të fundit të miratuara nga qeveria e Giorgia Melonit, vendimmarrja për evakuimin e shkollave nuk u takon më drejtorëve të tyre, por prefektëve të zonave përkatëse.

Protokolli i ri përcakton gjithashtu se, në rast se i njëjti e-mail kërcënues u dërgohet një numri të madh shkollash, mësimi nuk duhet të ndërpritet, përveç rasteve kur ekzistojnë prova serioze për vendosjen e një bombe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sherr mes dy të ftuarve në një studio televizive në Armeni, përplasen fizikisht (VIDEO)

Studioja e televizionit shtetëror të Armenisë u shndërrua në një arenë tensioni në pasi dy të ftuar shkëmbyen fillimisht fyerje dhe më pas u përleshën...
15:48 | 16/11/2026

Macron paralajmëron: Kufizimi i ndihmës për Ukrainën, “recetë për një luftë tjetër”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të shtunën se vendet që kërkojnë të kufizojnë ndihmën për Ukrainën synojnë të imponojnë një “paqe të padrejtë”, duke paralajmëruar...
15:43 | 16/11/2026

Irani bllokon vizitat e OKB-së në vendet bërthamore deri në përfundim të luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Irani nuk do të lejojë që inspektorët e OKB-së të vizitojnë objektet e tij bërthamore të dëmtuara derisa lufta në Lindjen e Mesme të ketë...
15:30 | 16/11/2026