E hënë, 16 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranës i rikthehen semaforët, zëvendësohen sinjalet e dëmtuara gjatë protestave

Semaforët e dëmtuar gjatë protestave të dhunshme të javës së dytë të tetorit në Tiranë janë zëvendësuar ose riparuar. Shumica e tyre tashmë janë rikthyer në funksion, duke përmirësuar sinjalistikën rrugore në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës ka publikuar pamje nga puna e ekipeve në terren, duke bërë të ditur se në disa kryqëzime semaforët janë riparuar, në të tjera janë zëvendësuar, ndërsa janë vendosur edhe pajisje të reja.

Dëmtimi i semaforëve ishte një nga pasojat e protestave të dhunshme në kryeqytet, duke lënë për gati një muaj disa sinjale rrugore jashtë funksionit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bashkia njofton se ndërhyrjet janë kryer në shumicën e kryqëzimeve të Tiranës, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit për këmbësorët, biçikletat dhe automjetet.

Reklamë

“Disa i ngjitëm, disa i zëvendësuam, të tjerë janë krejt ‘BRAND NEW’! Semaforët në shumicën e kryqëzimeve të Tiranës morën një rifreskim të plotë!”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.