Sport

Notat e Kombëtares pas Bjellorusisë, Manaj dhe Hysaj më të vlerësuarit

Kombëtarja shqiptare triumfoi në ndeshjen e së dielës në Budapest ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2-0.

Një sukses ky që i dha mundësinë skuadrës sonë të mbyllë grupin në vendin e parë që do të thotë ngjitje në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League, ndërkohë që kuqezinjtë shkojnë edhe në vazon e tretë të kualifikueseve për Euro 2028.

Portali i specializuar i statistikave, ‘Sofascore’ ka bërë vlerësimet për skuadrën tonë kombëtare. Nota e të gjithë skuadrës sipas këtij portali ishte 7.93, ndërsa futbollisti më i vlerësuar ishte Rey Manaj.  Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë ndaj Bjellorusisë duke shkuar në 15 gola me kombëtaren, shënuesi i tdytë më i mirë në historinë e kuqezinjve dhe nota për të ishte 8.6. Menjëherë pas tij me notën 7.9 ishte pikërisht Elseid Hysaj, ai që shënoi golin e dytë për skuadrën tonë përfaqësuese.

Me një notë mbi 7 u vlerësuan edhe lojtarët e tjerë të formacionit titullar; Berisha. Gjimshiti, Mitaj, Pilo, Shehu dhe Arbër Hoxha. Me notë nën 7, por që është një vlerësim i mirë janë Asllani, Laci e ismajli si dhe futbollistët që u aktivizuan si zëvendësues, Hasa, Uzuni dhe Daku.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.