Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa lagje të qytetit të Pukës.
Si pasojë e motit të keq, janë dëmtuar rrugë, janë rrëzuar pemë, ndërsa dëme ka pësuar edhe çatia e Spitalit të Pukës.
Strukturat përkatëse ndodhen në terren për të evidentuar dëmet dhe për të ndërhyrë me qëllim normalizimin e situatës.
© SYRI.net