Ilnisa Agolli zbulon raportin me të vëllain: Është si marrëdhënie politike!
Nga marrëdhënia me prindërit te raporti me të vëllain, Ilnisa Agolli ndau disa detaje personale në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”.
E pyetur nga moderatorja Fjodora Fjora për familjen, gazetarja tha: Të vetmit që më kanë kuptuar në jetë!
Ndërsa marrëdhënien me të vëllain, Kevin, e përshkroi me një krahasim politik, atij të kryeministrit me Belinda Ballukun.
Pjesë nga intervista:
Fjodora Fjora: Çfarë marrëdhënieje ke ti me prindërit?
Ilnisa Agolli: Ata janë të vetmit që më kanë kuptuar gjithë jetën.
Fjodora Fjora: Fansi yt më i madhe është vëllai yt. Si është marrëdhënia me të, me Kevin?
Ilnisa Agolli: Është si marrëdhënia e Edi Ramës me Belinda Ballukun. Nuk dihet se kush do kë dhe se kush mbron kë.
/vizionplus.tv




