Krahu lindor i NATO-s kërkon ndihmë ndaj luftës hibride ruse

16 Nëntor 2026 | 17:23

Ministrat e Jashtëm të Rumanisë, Estonisë dhe Suedisë kanë bërë thirrje për një përgjigje të fortë e të unifikuar evropiane ndaj pushtimit rus të Ukrainës, që po i afrohet 5-vjetorit.

Gjithashtu, ato e kanë ngritur zërin përballë aktiviteteve armiqësore të Moskës, që po përhapen në mbarë territorin evropian.

Ministri rumun, Dan Neculaescu deklaroi se do të kërkojë një koordinim më të ngushtë mes NATO-s dhe BE-së për shkak të përshkallëzimit “të papranueshëm” të akteve dashakeqe në bregun rumun të detit të Zi.

“Kemi pasur 4 alarme në 24 orë dhe tre anije të goditura vetëm gjatë fundjavës. Kjo është e papranueshme”, deklaroi Neculaescu.

Duke theksuar se situata është bërë shumë e rrezikshme në detin e Zi, shefi i diplomacisë rumune shtoi se do t’u kërkojë homologëve që të vazhdojnë të kontribuojnë me kapacitete të shtuara në vendin e tij.

Dronët goditën tre mjete lundruese ditën e diel në kanalin Sulina të Rumanisë, një aks i rëndësishëm detar që lidh Danubin me detin e Zi e që përdoret nga Ukraina për të eksportuar mallra.

Në të njëjtat linja, ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna, tha se përpjekjet e Rusisë për të kryer akte sabotimi në dëm të infrastrukturës ushtarake vendase janë tregues se aktivitetet dashakeqe të Moskës shkojnë përtej Ukrainës.

“Veprime të tilla duhet të përballen me pasoja, të cilat duhet të përkthehen në një përgjigje evropiane ndaj luftës hibride”, tha Tsahkna.

Edhe ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard tha për Euronews intensifikimi i luftës hibride reflekton frustrimin e Kremlinit nga fakti se nuk po fiton dot luftën në Ukrainë.

“Ata po përpiqen prej thuajse 5 vitesh për të pushtuar Ukrainën, por kanë dështuar. Tani i takon Evropës të jetë e bashkuar dhe qytetarët e saj të jenë rezistentë”, deklaroi Stenergard.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se vrau tre fëmijët e saj, gjyqi i dytë i Lindsay Clancy fillon në mars të vitit 2027

Lindsay Clancy do të dalë në gjyq për herë të dytë në vitin 2027 për vrasjen e tre fëmijëve të saj të vegjël, njoftoi një...
17:23 | 16/11/2026

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim nëse Russell Brand ka shkelur rregullat e burgut, pasi komediani i burgosur ndau një mesazh ku pretendonte se...
17:17 | 16/11/2026

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

Arabia Saudite zëvendësoi komandantin që mbikëqyr koalicionin e saj kundër Huthëve të Jemenit, të cilët janë aleatë të Iranit, të hënën, pasi aleatët jemenas të...
17:02 | 16/11/2026