Rama publikon fotot nga Brukseli, takohet me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ka kërkuar përparim në Reformën Zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Tarran është takuar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, me të cilët ka diskutuar hapat që duhet të ndërmerren për vijimin e procesit.
Në fokus të takimit ka qenë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndërsa ambasadori ka vënë theksin te rëndësia e arritjes së rezultateve përpara përfundimit të mandatit të Komisionit, më 30 nëntor.
Sipas OSBE-së, përmbushja e këtyre rekomandimeve duhet të bëhet në kohën e duhur, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe ndërpartiak. Ambasadori Tarran ka theksuar se përparimi në reformën zgjedhore është thelbësor për rritjen e besimit të publikut te proceset zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka rikonfirmuar angazhimin për të mbështetur dialogun politik konstruktiv dhe një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Ndërkohë nesër do të tentohet sërish një mbledhje e Komisionit të Reformës, ku do të shihet nëse do të ketë një dakordësi mes palëve.
Top Channel